Teatri "Migjeni" Shkodër Dt. 22 - 23 - 24 dhjetor 1991

 
Koncerti i Pare i Krishtlindjes ne vitin 1991, është produkti artistik i Qytetarisë Shkodrane.            
Mbas shumë vitesh të errëta të sundimit komunist në Shqipëri, rikthimi me një eveniment festiv me rastin e Krishtlindjes, hapi rrugën e lirisë së organizimit të veprimtarive artistike jashtë skemave të diktuara nga institucionet shteterore.              
Për herë të parë mbas ndalimit me ligj të fesë në Shqipëri që nga viti 1967, artistët më të mirë të qytetit pa dallim, organizuar sipas strukturave ekzistuese artistike si Kori i Shtepisë së Kulturës dhe solistët, drejtuar nga dirigjentja Adelina Grimci, shoqëruar në organo nga kompozitori Gjon Shllaku, interpretuan para publikut të gjërë të qytetit të Shkodrës, muzikë tradicionale të Krishtlindjes.
Teksti i kangës "O Sanctissima" shkruar për Korin, nga Margerita Shllaku