NDERMENDJE 2024
Këtë vit “Ndërmendja” organizohet nga shoqata kulturore-artistike “PrenkëJakova”, e cila dëshmon eksperiencën e saj artistike duke organizuar këtë eveniment prej 7 vjetësh. Këtë vit kjo shoqatë kulturore-artistike, me president kompozitorin Gjon Shllaku ka menduar një organizim gjithëpërfshirës, ndërinstitucional në aspektin organizativ, krijues dhe interpretues të qytetit që ky aktivitet të marrë përmasat e duhura dhe atë që meriton qyteti ynë.
NDERMENDJA e nisi rrugëtimin e saj që nga viti 2008 si njëmbramje gala, për me mbërritë këtu sonte me tanë sharmin e shkëlqimin e vet.
Pikë e fortë e këtij edicioni është përfshirja e interpretuesvetë ftuar dhepërfshirja e artistëve më të mirë të qytetit, përzgjedhja me kujdes e tyre që nga grup-moshat e vogla, talentet e reja, ashtu dhe tek instrumentistët më të njohur të skenës sonë, kombëtare dhe ndërkombëtare
E sonte kemi të përfshirë në këtë Ndërmendje:
-Orkestrën simfonike të qytetit e cila vijon aktivitetet e saj prej gati 1 vit e gjysmë.
-Grupi koral i Shoqatës artistike-kulturore “PrenkëJakova”, i themeluar që në vitin 1997.
-Formacioni Big-Band i themeluar në festivalin e muzikës moderne, i cili tashmë ka zhvilluar 7 edicione.
-Trupën muzikore të Teatrit “Migjeni”